Ngjarje në Gjakovë, kjo i ndodhi një familje në mes të natës

Lajme

61-vjeçari Haxhi Ahmeti u vra të dielën në mënyrë të sofistikuar në shtëpinë e tij në Smolicë të Gjakovës. Eksplozivi që iu vendos te kasaforta e postës te dyert e oborrit dyshohet të jetë komanduar nga një distancë e madhe.

Hetuesia e Gjakovës asnjëherë nuk është përballur me një rast të tillë, madje një vrasje e këtij lloji vështirë se ka ndodhur edhe në shkallë vendi. Prokuroria po dyshon që vrasja mund të ketë qenë e paguar. Express sjell detaje nga kjo ngjarje që ka edhe një histori tjetër edhe të vrasjes dhe konfliktit familjar.

Ka pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania për t’i kaluar disa ditë pushimi në Kosovë, por, ky doli të jetë i fundit për të. 61-vjecari, Haxhi Ahmeti, u vra nga distanca nga persona ende të paidentifikuar që kishin vendosur masë eksplozivi në derën e oborrit. E gjithë ngjarja ndodhi në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *