E kujt ishte ideja për taksë ndaj Serbisë, Arifi i përgjigjet Hoxhajt

Lajme

51

Janë bërë gati dy muaj që kur Kosova ka vendosur taksë 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Tek tani zyrtarë të ndryshëm të qeverisë po vrapojnë pas asaj se kush i ka meritat për vendosjen e taksës. Përplasjet ndërmjet zyrtarëve të partive politike mbi atë se kush e dha i pari idenë për këtë vendimi e inicioi presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar i ftohtë në raport me vendimin e Qeverisë Haradinaj për vendosjen e taksës. Madje, nuk e përjashtonte mundësinë e heqjes së saj. Por, kur kryeministri Ramush Haradinaj i ktheu përgjigjje negative BE-së edhe pasi Frederica Mogherini ofronte që në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë emërtimi i shtetit tonë, UNMIK të zevëndësohet me Kosovo*, rëndësia për të vazhduar me aplikimin e taksës u bë edhe më e madhe.

Pikërisht ky vendim i ka shkaktuar miliona euro humbje Serbisë. Jehona e të cilit nuk po shuhet, përkundrazi po nxit tensione mes koalicionit aktual qeverisës.

Por kush e dha idenë për taksë?

Para tri ditësh, presidenti Hashim Thaçi, tha se vendimi për taksën 100 për qind ndaj prudukteve serbe u morr nga Enver Hoxhaj në koordinim me Kadri Veselin. Ndërsa Ramush Haradinaj dhe të tjerët e kanë votuar këtë vendim, u shpreh presidenti.

I menjëhershëm ishte reagimi i zëvendëskryemisnitrit, Fatmir Limaj duke ju përgjigjur Hashim Thaçit se politikat bëhen nga koalicioni qeverisës dhe vendimet për ato politika i merr kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Për këtë temë, Limaj shtoi se gara për taksën si bën nder presidentit.

Me deklaratën e Limajt u mendua se po përmbyllej kjo çështje. Mirëpo PDK po shpërndan deklarata se ideja për taksën u dha nga zyrtarë të partisë së tyre.

Vetë, mbrëmë zëvendëskryeministri tjetër i koalicionit qeverisës, Enver Hoxhaj, tha se idenë për taksën e ka dhënë ai. E cila është mbështetur nga Ramush Haradinaj e Kadri Veseli.

“Unë jam ai që kam dhënë idenë për vënie e taksës. Ideja është përkrahur nga kryeministri Haradinaj dhe nga kryetari Veseli”, tha Enver Hoxhaj në RTK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *