GREVË EDHE NË QKUK, ANULOHEN 200 OPERACIONE NË DITË

Lajme

Për shkak të grevës së kirurgëve  200 operacione  në ditë anulohen në klinikat e QKUK-së. Aktualisht po trajtohen vetëm rastet emergjente.

Deri në 200 operacione për raste jo emergjente po anulohen cdo ditë në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Rajonale, si pasojë e grevës që po mbahet nga kirurgët e SHSKUS-së.  Përfaqësuesi i grevistëve, kirurgu Arbër Morina, thotë se po trajtohen të gjitha rastet emergjente, por jo edhe ato jo emergjente.

“Të gjitha patologjitë që nuk kërcënojnë jetën e pacientit, shtyhen për një stad të mëvonshëm derisa të ndërpritet greva. Kjo ka të bëjë me 100 deri në 200 pacientë në ditë”, deklaroi për RTV Dukagjinin Arbër Morina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *