Hoxhaj thotë se mbështetja e Rusisë për Serbinë është kërcënim për rajonin

Lajme

Këto komente, Hoxhaj i bëri në një reagim përmes Twitterit ndaj deklaratave që ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq i bëri në mediet serbe, ku tha se “Serbia e ka mbështetjen e pakusht të Rusisë siç e ka pasur gjithmonë, në lidhje me çfarëdo teme, e në veçanti për Kosovën”.

Hoxhaj tha se nëse Rusia dëshiron t’i mbajë përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, një gjë e tillë duhet ndalur, pasi e njëjta po cen në sjellje destruktive të Serbisë dhe fragmentarizim të situatës politike në Ballkan.

“Me këtë vazhdë të veprimeve, Serbia do të ishte një anëtar telashexhi i Bashkimit Evropian në të ardhmen”, tha Hoxhaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *