Jakup Krasniqi del kundër Albin Kurtit, mbron Thaçin

Lajme

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi, ka komentuar idenë e ndryshimit të kufijve në ballkan, duke goditur jo veç Presidencën e Kosovës por edhe gazetarë e shoqërinë civile.Duke u viktimizuar herë-herë mes rreshtash, Krasniqi thotë se ua ‘falë të gjithë atyre që ia bënë të zezat pas shpine, përfshirë edhe PDK-në’, qe ai thotë se e ngriti, vetëm të ‘ruhet Kosova’.Ndërkohë, përmend sërish farefisin e tij, si kontribuues në rrugën e Kosovës për liri e pavarësi në rreshtat ku nënkupton që meritat për lirinë e Kosovës të mos i marrin veç dy-tre emra.

Në fund fare, Krasniqi godet edhe kreun e VV-së Albin Kurtin, pasi mesazhit të këtij të fundit me titull: Shko Hashim. Krasniqi thotë se megjithë bëmat e pasluftës, burgun për luftën nuk ia dëshiron askujt.“Se e quaj punë të lig, kërcimin në fatkeqësi të tjetrit edhe kur ai është krejt i pa njohur për mua. Se jam shumë i bindur se askush nuk e meriton burgun për kohën e Luftës Çlirimtare! Pas lufta është këngë tjetër. Për atë le të merren institucionet përgjegjëse të kohës”, ka shkruar ai në Facebook.Shkrimi i plotë i tij në FB:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *