Letra e dhimbshme e policit kosovar që përloti të gjithë

Lajme

Letra e policit Fisnik Kozniku, i cili ishte ndër shumë kolegë që u prek thellë nga humbja tragjike e Heroit Izet Demaj, kishte përlotur gjithë ata që kanë pasur rastin ta lexojnë dhe kuptojnë se kush është realisht personi prapa uniformës. Kjo letër është shkruar nga Mehdi Mulaj e e publikuar nga polici, kurse në Facebook-un e Koznikut është pëlqyer e shpërndarë shumë.

Letra vijon:

“Sa ka vlerë ky shkrim e kuptojn ata qe gjejnë vetën brenda tij ….

Kur ju jeni në pizhame, unë jam në uniformë, me revole në brez, i gatshëm për t’jua siguruar gjumin e qetë. Ftohtë, borë, akull e shi, unë jam në detyrë, herë-herë edhe pa ngrenë e pa pirë.

Në çdo mëngjes i them lamtumirë gruas dhe fëmijëve të mi. Çdoherë i përqafoj për herë të fundit, ua dhuroj puthjen e amshimit.
E sa herë kthehem në shtëpi, i ledhatoj fort e fort. Çdo natë jam i ringjalluri i tyre. Minutat e vonesës sime për familjen janë shekuj e shekuj.

Qytetarët e vendit tim janë të shenjtë për mua, edhe pse shpesh me shohin si tepricë kur i gjobis apo kur i qortoj për veprimet e tyre të paligjshme.
Mos më shikoni gjithmonë brenda uniformës, edhe unë jam sikurse ju, jam njëri prej jush, i cili kujdeset për sigurinë tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *