Moti I Keq, Kjo Është Gjendja Në Aeroportin “Adem Jashari”

Lajme

Reshjet e dendura të borës që nuk janë ndalur tashmë që dy ditë në Kosovë, kanë shkaktuar kaos në të gjitha rrugët në vend.

E gjendje të ngjashme ka edhe aeroporti i Prishtinës.

Ndonëse nuk ka pasur anulime të fluturimeve, shumica e tyre kanë pasur vonesa në nisje.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Blic, zëdhënësi i Aeroportit Unidon Krasniqi.

Ai ka thënë se fluturimet nuk janë anuluar por moti i lig ka shkaktuar vonesa në nisje.

“Deri më tani nuk ka pasur asnjë anulim, fluturimet e mëngjesit janë nisur të gjitha, por në shumicën e tyre ka pasur vonesa” ka thënë Krasniqi për Gazetën Blic.

Si pasojë e reshjeve shumica e rrugëve në vend, e sidomos ato në kryeqytet janë bllokuar.

Gjendje e rëndë paraqitet edhe në rrugën e kombit, e cila është e pakalueshme.

Ministria e Infrastrukturës dhe Policia po bëjnë thirrje të vazhdueshme për kujdes në vozitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *