U qëllua nga serbët, Haradinaj tregon për herë të parë si humbi në betejë vëllain

Lajme

Kryeministri i Kosovës, dikur ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rrëfyer se si e ka gjetur të vrarë në terren vëllanë e tij, Luanin.

Ramush Haradinaj ka treguar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se e kishin informuar se Luan Haradinaj ishte plagosur nga forcat serbe.
Ai ka thënë se ishte nisur menjëherë për ta ndihmuar Luan Haradinajn e për ta nxjerrë në një zonë të sigurt.

Por, Ramush Haradinaj ka thënë se kur ka mbërritur, e ka parë vëllanë të plagosur në kokë, duke i rrjedhur shumë gjak.

Kliko per me shume info
Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është munduar ta tërheqë nga rripi Luan Haradinajn, teksa ai nuk i përgjigjej thirrjeve të tij.

Vëllain e tij, Ramush Haradinaj ka thënë se më pas ka arritur ta tërheqë nga këmbët në një pjesë më të sigurt.

Ai ka treguar se më pas ka parë se Luan Haradinaj kishte vdekur, dhe se i ishte shkaktuar një plagë e madhe në kokë, nga një plumb i kalibrit të madh. “Më i madh se i Kallashnikovit”, ka thënë ai në T7.

Ramush Haradinaj ka treguar se me shumë vështirësi e ka zhvendosur Luan Haradinajn nga vendi ku ishte vrarë drejt territorit të Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *