Vucic Paralajmëron Konflikte Dhe Një Katastrofë Me Kosovën

Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka paralajmëruar për gazetën britanike “Financial Time” se mos arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të sjell konflikte dhe katastrofa të tjera në këto dy vende dhe në rajon.

Vucic ka thënë se vetëm një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës sjell paqe të përhershme në rajon i cili po vuan akoma nga pasojat e luftërave dhe shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Sipas tij nuk mundet që konflikti i ngrirë të jetë gjatë tërë kohës me Kosovën, pasi ai mund të shkrihet përnjëherë dhe të ndodhë një katastrofë e madhe për të gjithë, transmeton Gazeta Metro.

“Ata që mendojnë se është e mundur të besohet në konfliktin e ngrirë- ai kurrë nuk do të jetë i tillë.. sepse në një moment ai do të shkrihet përnjëherë …E kur të ndodhë kjo, atëherë kjo është katastrofë’ për të gjithë”, tha Vucic.

Vucic është në dijeni se shumica e serbëve kundërshtojnë marrëveshjen me Kosovën, pasi akoma shumë serbë Kosovën ende mendojnë si djep të ortodoksisë.

Por, presidenti serb ka thënë se zhvillimi ekonomik e tregtar dhe marrëveshja me Kosovën do të mund ta ndihmonin stabilitetin në raj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *