Djalit të sëmurë nuk i shkon askush për ditëlindje, befason ajo që bën gjyshja e tij |foto

Lajme

Festat e ditëlindjeve janë diçka që çdo fëmijë do ta ketë sa më të veçantë dhe ta kalojë me sa më shumë shok e shoqe. Por për Geral Hamilton nuk ka ndodhur aspak kështu.

Vogëlushi organizoi një festë për ditëlindjen e tij të 9-të, ku mamaja e tij shkroi 30 ftesa për shokët e tij të klasës, por vetëm 12 i thanë që do ishin prezentë, por në ditën e lindjes as ata nuk u paraqitën.

Duke parë dëshpërimin në sytë e të birit, nëna e djalit mori mundimin ti pyeste të ftuarit për arsyen pse nuk kishin ardhur dhe ata iu përgjigjën që Geraldi është i vonuar dhe nuk mund të përshtaten me të.

Gerald Hamilton ka bërë 5 operacione në kafkë si shkak i zgjerimit të saj për shkak të një anomalie. Ai përjetoi një vonesë të vogël të zhvillimit dhe të mësuarit, diçka që prindërit tij e konsiderojnë si një pengesë për shoqërizimin e tij.

Pas kësaj ngjarje të trishtuar ku ditëlindja e vogëlushit u shkatërrua nga miqtë e tij, gjyshja e Gerald, Amelia Lara postoi në rrjetet sociale një mesazh të fortë ku tregon atë çfarë ndodhi me nipin e saj, paragjykimin dhe trishtimin që e kaploi atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *