FC Hibernians kërkon mesfushorin kosovar

Lajme

Skuadra elitare nga Malta, FC Hibernians ka shprehur interesim për mesfushorin e Përfaqësueses U-21 të Kosovës, Betim Lumin që është pjesë e ekipit të Kukësit nga Shqipëria.

Lumi 18-vjeçar, këtë edicion është promovuar në ekipin e parë të Kukësit dhe tashmë ka disa paraqitje. Ai është produkt i akademisë së këtij ekipi, të cilës i është bashkuar në vitin 2015 dhe ka luajtur nëpër gjeneratat U-17 e U-19.

Mësohet se për të lënë të lirë Lumin, ekipi nga Malta duhet t’i paguajë Kukësit një dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh.

Lumi aktualisht është në përgatitje në Turqi me ekipin e Kukësit dhe konsiderohet si e ardhmja e këtij klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *