Ju që merrni para në bankomat, kujdes gjatë këtij muaji. Mos e bëni këtë gabim

Lajme

Zbulohet një metodë e sofistikuar që piratët e kibernetikës aplikojnë masivisht për vjedhjen e llogarive bankare. Bëhet fjalë për sulme që thuajse nuk lënë prova krimi. Miliona llogari bankare vidhen çdo vit duke përdorur kartat e klonuara.

Klonimi i kartave kërkon një pajisje të quajtur “Skimmer”. Ajo është lexues i kartave dhe vendoset nëpër bankomate nga hakerat për të vjedhur të dhënat.

 

Vendosin pajisjen në vendin ku vendoset karta në bankomate, aty lexohen të dhënat dhe krijohen kartat e klonuara më pas”, thotë eksperti i sigurisë së informacionit.

Ka një mënyrë për të parandaluar klonimin e kartës tonë bankare dhe kjo kontrollohet sa herë e përdorim.

“Janë disa pajisje që kontrollojnë bankomatet. Kanë një dritë që pulson bankomatet, nëse nuk pulson, kujdes se mund të ketë pajisje që vjedh të dhënat”, tha eksperti.

Kartat e klonuara mund të përdoren jo vetëm për të tërhequr para “cash”, por edhe për të bërë blerje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *