Kompania nga Dragashi rriti numrin e punëtorëve pas taksës 100% ndaj Serbisë

Lajme

Pirro Piraj, nga kompania për prodhimin e mishit “Meka”, e ka quajtur vit tejet të suksesshëm vitin 2018 në krahasim me vitin 2017. Ka thënë se gjatë vitit të fundit ka shënuar rritje prej 30% kompania e tij.

Ai ka thënë se që nga koha kur është vendosur taksa prej 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës është shtuar edhe numri i punëtorëve të kësaj kompanie.

“Viti 2018 për kompaninë tonë ka qenë fantastikë, gjatë këtij viti kemi shënuar rritje mbi 30% në krahasim me vitin 2017!. Vlen të theksohet që nga momenti i vendosjes së taksës numri i të punësuarve në kompaninë tonë u rrit për shtatë punëtor e që në vazhdim shpresojmë ta rrisim edhe më shumë!”

“Faleminderimi i takon Zotit së pari, bashkëpunëtorëve si dhe të gjithë juve konsumator të dashur që i konsumoni pa hezitim produktet tona!”, ka shkruar ai në Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *