Vulin: Ushtria serbe është duke u pregaditë intensivisht kosova është teritor i joni

Lajme

Vulin: Ushtria serbe është duke u pregaditë intensivisht kosova është teritor i joni

“Ushtria serbe është duke u pajisur dhe armatosur intensivisht pasi duhet të jetë e gatshme të mbrojë çdo pjesë të territorit, por edhe serbët kudo që jetojnë”.

Kështu citohet të ketë thënë të premten ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Siç shkruan b92, përcjell Telegrafi, ai një deklaratë të tillë e ka bërë gjatë prezantimit të armëve dhe pajisjeve që kanë hyrë në shërbim në Ushtrinë Serbe, ose janë në fazën përfundimtare të testimit.

Vulin ka theksuar se Serbia, “si një vend ushtarakisht neutral, duhet të përgatitet për çdo problem dhe të jetë në gjendje të përmbushë çdo funksion të saj dhe të ketë çdo kapacitet që ushtritë më të mëdha dhe më të pasura kanë”.

“Meqenëse nuk jemi anëtar i Paktit të NATO-s apo ndonjë aleance tjetër ushtarake, ne duhet të jemi në gjendje t’i përgjigjemi çdo sfide”, citohet të ketë thënë Vulin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *