Polici Izet Demaj Shpallet ‘Hero I Kosovës’

Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”, për policin e vrarë ditë më parë në Istog, Izet Demaj, transmeton Gazeta Metro.

Duke u bazuar në Ligjin për Dhënien e Dekoratave, për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, Presidenti Thaçi ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje.

Vendimi, certifikata dhe urdhri “Hero i Kosovës” do t’i dorëzohen familjes Demaj.

Polici Izet Demaj u qëllua për vdekje gjatë një plaçkitje që ndodhi kah fundi i dhjetorit në Istog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *