Ministria E Jashtme Do Të Kërkojë Informata Nga Serbia Për Aksidentin Ku Humbi Jetën Një Kosovar

Lajme

“Ministria e Punëve të Jashtme do t’i kërkojë informacion dhe evidencë të plotë autoriteteve serbe, në lidhje me rrethanat në të cilat ka ndodhur ky aksident”, tha fatmir Haxholli nga zyra për informim në MPJ, për Gazetën Express.

Pas raportimit të Gazetës Express për aksidentin në Krushevac të Serbisë ku humbi jetën Ali Krasniqi, 44 vjet, dhe u lënduan edhe katër familjarë të tij, Ministria e Jashme ka thënë se do të kërkojë informata dhe evidencë të plotë nga Serbia në lidhje me rrethanat në të cilat vdiq kosovari.

Shtoi se deri më tani Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pranuar ndonjë informacion për aksidentin në fjalë, nga familjarët e të aksidentuarve në Kosovë dhe as nga ndonjë palë tjetër të involvuar.

Haxholli tha se në emër të ministrit Pacolli, familjarëve i shprehim pikëllimin e thellë dhe solidaritetin tonë të plotë për humbjen e jetës së mërgimtarit.

Këtë aksident e kanë konfrimuar sot familjarët e mërgimtarit. Ata thanë se Krasniqi është goditur nga një autobus në Serbi.

Aksidenti ka ndodhur rreth një javë më parë, ndërsa Ali Krasniqi ka vdekur të premtën, I njejti ishte derguar për trajtim mjekësor në Vjenë ku edhe ndërroi jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *