Në këto vende pune evropiane pagat i kalojnë shumen

Lajme

Këto janë rezultatet e hulumtimit, të cilin e ka bërë hulumtuesi e ekonomisti Reinis Fischer, i cili shpesh publikon analiza ekonomikë, transmeton Aljazeera Balkans.

Sipas analizës, të cilën kah fundi i dhjetorit Fischer e ka publikuar në faqen e tij në internet, pagat mesatare në Danimarkë e Luksemburg në fund të vitit të kaluar kanë qenë mbi 3.000 euro në muaj.

Pas këtyre shteteve, pasojnë Suedia, Finlanda e Irlanda, kur të adhurat mesatare mujore janë rreth 2.500 euro.

Sipas kësaj analize, paga mesatare në Estoni është 975 euro, në Letoni 738 euro, ndërsa në Lituani 693 euro.

Nga vendet e tjera të BE-së, paga mesatare në Portugali është 925 euro, ndërsa në Greqi 917 euro.

Pagat më të ulëta mesatare në BE janë shënuar në Bullgari – 457 euro, ndërsa një shkallë para tyre është Rumania, ku punëtori mesatar fiton 565 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *