Kjo është gjendja e fundit shëndetësore e Sylejman Selimit në QKUK

Lajme

Edhe rreth dy javë pritet që të qëndrojë në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) në QKUK ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Ai vuan nga marramendja dhe paqëndrueshmëria në lëvizje, të shoqëruara me të vjella. Avokati Tomë Gashi, për Express ka deklaruar se gjendja shëndetësore e klientit të tij ende nuk është përmirësuar. Andaj atij do t’i duhen të paktën edhe dy javë për rikuperim.

Çfarëdo ftese e mundshme që do t’i vije nga Gjykata Speciale, Sylejman Selimit për intervistim gjatë dy javëve të ardhshme ka gjasa të dështojë. Kjo ngase ish-ushëheqësi i UÇK’së, edhe për rreth 14 ditë do të duhet që të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve të klinikës së ORL’së që gjendet në QKUK.

Se Selimi do të qëndrojë edhe për dy javë në këtë klinikë e tha sot për Express, avokati Tomë Gashi.

“Gjendja shëndetësore e zotit Selimi është e njëjtë. Ai ende gjendet në trajtim mjekësor. Këto probleme shëndetësore ai i ka pasur edhe para arrestimit, në vitin 2012. Por të njëjtat me intensitet më të lartë i janë shfaqur para një muaji e gjysmë. Kjo gjende do të zgjasë së paku edhe për dy javë. Pastaj do të shohim se si do të vazhdojë”, ka thënë Gashi.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, të hënën që e lamë pas, ishte shtrirë në Klinikën e ORL’së pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Drejtori i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL), Hajdin Thaçi kishte sqaruar se Selimi mund të rrijë 10 ditë i shtrirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *