Ky Është Qëndrimi I Gjermanisë Për Liberalizimin E Vizave Për Kosovën

Lajme

Michael Roth, ministër i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë në qeverinë e kancelares Angela Merkel, ka thënë se Kosova, i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ai madje ka thënë se Gjermania, do të lobojë fuqishëm për Kosovën në Bruksel.

“Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në Twitter.

Megjithatë, në prioritetet e liderëve kosovarë për vitin 2019, liberalizimi i vizave mungoi. Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe përparimet në procesin integrues evropian, u theksuan si prioritete të politikës së Kosovës për vitin 2019.

Shpresa e kosovarëve për liberalizim vizash është viti 2020, nëse jo 2019-ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *