Shkaku I Taksës, Amerika ‘Godet’ Ushtrinë

Lajme

Ushtria e Kosovës mund të mos e këtë mbështetjen e Amerikës nëse Qeveria e Kosovës vazhdon me mbajtjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Richard Mei, ka thënë për “Zërin” se vizita e gjeneralit Timothy Orr për festën e Pavarësisë është anuluar për shkak të mospezullimit të taksës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Ai nuk jep detaje sesi do të veprohet për vizitat e ardhshme ose trajnimet e planifikuara për FSK-në. Përndryshe, më 14 dhjetor 2018 Kosova formoi Ushtrinë e saj falë mbështetjes së Amerikës, derisa shumë shtete anëtare të NATO-s ishin kundër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.Ja Dhe V!:deo ne vazhdum.

 

Këmbëngulësia e Qeverisë së Kosovës për të mos e zhbërë vendimin për taksën ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të nisin me masa ndëshkuese për Kosovën, respektivisht për Ushtrinë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *