10 mënyra romantike për ta befasuar partnerin për Shën Valentinin

Lajme

Restorantet duhet të jenë të mbushur plot me çifte atë ditë, kështu që nuk është kjo mënyra më e mirë dhe më romantike për të festuar. Përfundimisht, kërko vende të tjera.

Natyrisht, mund të kërkosh diçka më shumë se qirinjtë e zakonshëm, ëmbëlsirat në formë zemre apo edhe të brendshmet seksi të Victoria’s Secret. E sigurt është që ai do të t’i pëlqejë idetë e mëposhtme.

Zgjoje partnerin në mëngjes me një puthje pasionante të Shën Valentinit. Ke kohë mjaftueshëm për t’u bërë profesionist në puthje dhe mund ta surprizosh atë me teknikat e puthjes. Fillo mëso dhe praktikohu çdo ditë, sepse kështu do ta bësh atë të bjerë sërish në dashuri.

Në ditët tona njerëzit nuk mund ta imagjinojnë veten pa smartphone apo pa laptop. Interneti zë një pjesë të mirë të rutinës sonë, kështu që do të jetë surprizë për partnerin nëse do të të shihte një ditë pa asgjë prej tyre. Pa Facebook. Pa Instagram. Kërkoji edhe partnerit të ndjekë shembullin tënd. Ka shumë gjëra që mund të bëni bashkë, jeni të sigurt që keni nevojë për internetin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *