Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një interviste televizive, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Qeverisë, se taksa 100 për qind e vendosur për Serbinë nuk do të hiqet deri në njohje, shkruan Gazeta Blic.
Në Rubikon të KTV-së, ai tha që taksa 100 për qind do ta përshpejtojë arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.
“Edhe ne e dëshirojmë që të pezullohet taksa, mirëpo mendojmë se duhet të ndodhë marrëveshja Kosovë-Serbi, dhe ne nuk kemi treg për t’i falë Serbisë. Është vendim i qeverisë se nëse taksa nuk hiqet, atëherë do të përshpejtohet edhe marrëveshja Kosovë-Serbi”, tha ai, raporton Gazeta Blic.Ja dhe V!/deo nvazhdum.
Kryeministri Haradinaj, theksoi se deri më tash nuk kanë asnjë siguri që nëse taksa do të hiqet do të arrihet marrëveshja.