Thaqi: Majlinda, e artë edhe në Düsseldorf të Gjermanisë

Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk ka vonuar pak minuta që të urojë Majlinda Kelmendin për fitoren e medaljes së Artë në Gjermani.

‘Majlinda e pakonkurrencë në botë. E artë edhe në Düsseldorf të Gjermanisë. Urime Kosovë’’, ka shkruar Thaçi.

 

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e Artë në Grand Slamin që po mbahet në Dusseldorf të Gjermanisë.

Me përvojën e saj prej një Kampioneje Olimpike, Kelmendi mposhti mongolen 17-vjeçare Sosorbaram Ikhagvasuren në finalen për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale xhudistja nga Kosova hodhi për tokë italianen Odette Giuffrida e cila në fund fitoi medaljen e Bronztë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *