EKSKLUZIVE: Shqiptarët E Zvicrës E Kanë Bërë Zhegrovën Të Ndjehet Si Në Shtëpi

Lajme

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka debutuar të shtunën mbrëma me Baselin në Superligën e Zvicrës.

19 vjeçari u inkuadrua në minutën e 84-të dhe pati paraqitje mjaft të mirë kundër Xamaxit.

Për herë të parë pas transferimit nga Genku në Zvicër, Zhegrova ka folur për një medium shqiptar duke rrëfyer për debutimin dhe jetën e re në Basel.

“Debutimin e vlerësoj si një fillim të mbarë apo më mirë të them vazhdim i përkushtimit të mëtutjeshëm. Trajnerin edhe ekipi më ka prit shumë mirë. Futbolli zviceran nuk ka shumë ndryshim me atë belg sepse Baseli ka një stil të lojës ofenziv që më përshtatët mua.

Jam i lumtur me pritjen e Taulantit dhe Albianit që më kanë ndihmuar shumë rreth stërvitjeve, vendit këtu etj.

Zvicra ka shumë shqiptarë dhe është ndjenjë shumë e mirë të luash pranë tyre. Edhe dje në stadium kam pasur shumë përkrahje” deklaroi Zhegrova për Indeksonline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *