Gjermania të mbështet Kosovën: Ministri gjerman fjalë të mira, por pa rezultate

Lajme

Ndonëse Bashkimi Evropian i kishte premtuar Kosovës njohje nga 5 vendet anëtare dhe liberalizim të vizave, pas përmbushjes së kushteve, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Të gjitha këto veprime të BE-së, bien në kundërshtim me deklaratat e ministrit gjerman Maas, i cili thotë se Kosova ka mbështetje të plotë nga Gjermania.

Jemi të vendosur ta ndihmojmë Kosovën – dhe këtë ua kemi thënë kolegëve kosovarë javën e kaluar, se ata duhet të besojnë fort në mbështetjen e Gjermanisë. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”.

“Duam perspektivë evropiane për Kosovën, ndërsa reformat, të cilat janë kryer atje, janë mbresëlënëse dhe duhet të pranohen”, ka thënë Maas, i cili ka konfirmuar mbështetjen e mëtejme financiare të Gjermanisë për Kosovën, transmeton televizioni publik.

Gazetës gjermane Shtutgarder Nachrichten, Maas i ka thënë se “Qeveria gjermane e konsideron të gabueshme nëse BE-ja dhe Gjermania heqin dorë nga mbështetja për Kosovën, përfshirë këtu dhe ndihmën financiare.

“Po të ndodh kjo, për një kohë të shkurtër do të shembet e gjitha ajo që është arritur me një mund të madh për një kohë të gjatë”, tha Maas.

Në artikullin e gazetarëve Franz Feyder, Christoph Reisinger të botuar në gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, gazeta citon ministrin e Jashtëm Heiko Maas, të ketë thënë se “reformat të cilat janë kryer atje, janë mbresëlënëse dhe ato duhet të pranohen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *