U keqinterpretua deklarata për Halil Kastratin, Naim Abazi sqaron të vërtetën!

Lajme

Përmes një reagim në rrjetin social Facebook, një ditë pas publikimit të intervistës ku ai foli për Halil Kastratin, Abazi ka thënë se udhëheqësi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” bën vepra të mëdha, por nuk ka harruar të shtojë se këto vepra i bën me ndihmën e “donacioneve që i  ky popull”.

 

Ai ka thënë se deklarimi i tij i publikuar mbrëmë në medie, nuk mund të merret si akuzë ndaj Kastratit.

Në një intervistë kam thënë se unë personalisht kam ndërtuar dy shtëpi për skamnorët dhe një banesë të vogël dhe kur më kanë pyetur për Halilin kam thënë se ndërton me paratë e të tjerëve që dmth kjo është puna e madhe e Halilit dhe e juaja dhe e jona”, ka thënë Abazi. “Nese ju duket akuze kjo atëherë më vjen keq sepse Halilit nuk i duket dhe është shumë i qartë kur tregon për donacionet që ia jep ky popull”.

Abazi madje ka paralajmëruar realizimin e një projekti të përbashkët mes tij dhe Halil Kastratit.

“Halili me Jetimat e Ballkanit e realizon tërë këtë vepër të madhe. Bile mendoj se së shpejti do të dalim me një projekt të përbashkët. Ju lutem shume sot ky vend ka nevoje për miqësira, jo për armiqësira, ky vend ka nevojë që të i dalim zot dhe në ndihmë i madh dhe i vogël”, ka thënë Abazi.

Në fund, këngëtari ka thënë se ai me paratë e tij dhe ndihmën e miqve të tij sapo ka ndërtuar tri shtëpi për familjet në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *