Bora e madhe shkakton kaos në Gjermani e Austri

Lajme

Bora e madhe ka shkaktuar kaos në disa pjesë të Gjermanisë e Austrisë, pasi që autoritetet kanë mbyllur rrugët nga frika e ortiqeve, ndërsa janë anuluar nisje të shumëta të aeroplanëve e trenave, transmeton Gazeta Metro.

Aeroporti i Mynihut, i dyti për nga madhësia në Gjermani, ka bërë të ditur se janë anuluar 120 fluturime, ndërsa shumë të tjera janë shtyrë, deri sa punëtorët po e pastrojnë pistën nga bora dhe po e heqin akullin nga aeroplanët.

Kompania hekurudhore austriake OeBB ka bërë të ditur se qarkullimi është ndaluar në disa linja nga frika e ortiqeve.

Për shkak të borës me lartësi 50 centimetra, autoritetet në Austri kanë mbyllur rrugët rreth Bishofshofenit, ku këtë fundjavë mbahet Turenu i vitit të ri në katër kërcimore të kërcimeve me skia.

Pushteti i Salcburgut ua kanë tërhequr vërejtjen skitarëve që të përdorin vetëm shtigjet zyrtare dhe kanë shtuar se shumë ortiqe të mëdha mund t’i mbyllin rrugët sot pasdite dhe gjatë natës.

ORF ka njoftuar se fshati i vogël Sent Johan është evakuuar, sepse pushteti ka frikë mos era e fortë mund të krijojë ortiqe.

Shtresë disacentimetrash e borës është krijuar në mëngjes dhe në jug të Gjermanisë, në Austri e Zvicër. Në këto vende ditët e ardhshme priten të reshura të reja të borës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *