Njihuni me talentin kosovar që po shkëlqen në Austri, këmba e majtë e tij ngjason me atë të Leo Messit

Lajme

Denis Suka i lindur në Feldbach të Austrisë, por me prejardhje nga Suhareka me talentin që posedon në futboll ka bërë që gazetat austriake të shkruajnë për të,

 

Denisi karrierën e ka filluar te SV Sparkasse Feldbach, derisa ai shumë shpejtë arriti që të be hej pjesë e U-13 të Sturm Grazit, derisa tani ai ka oferta të shumta për t’iu bashkuar edhe klubeve më me emër në Austri, si Rapid Viena e Salzburg

13 vjeçari është mesfushor me tipare sulmuese dhe ajo çka e karakterizon lojën e tij janë gjuajtjet e forta me këmbën e majtë.

Denisi në Austri llogaritet si njëri nga talentët më të mëdhenj, derisa ai është stërvitur nga trajneri Mohamed Sali në dy vitet e fundit. Sali ka qenë edhe trajner i Austrisë U-19, ndërsa i njëjti e ka stërvitur në të kaluarën edhe Valon Berishën te Salzburgu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *