Skandaloze: Ja Çfarë Bëri Shefi I Punëtorit I Cili Sot Ndërroi Jetë Në Vendin E Punës

Lajme

Pronari i kompanisë “Labi Oil”, Raif Gashi, nuk e ka parë të arsyeshme që t’a flas asnjë fjalë për vdekjen e punëtorit të tij.

I kontaktuar nga Insajderi, Gashi ka zgjedhur të heshtë për rastin e vdekjes së të riut nga Suhareka. Ka thënë se për informata të kontaktohen organet e shtetit, duke ia mbyllur telefonin gazetarit.

“…Po fol. Të lutna drejtohu te organet shtetërore në Prokurori. Për gjithçka shkoni atje ju japin informata. Ata kanë njohuri për gjithçka. Atje drejtonu”, ka thënë ai.

Për rastin e 22 vjeçarit, ka folur edhe Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka. Ai ka thënë se viktima ka qenë duke punuar në pompën e derivateve “Labi Oil”. Beka ka treguar se viktima kishte qenë duke e pastruar vendin ku vendoset karburanti e ka kap ajo makina edhe ka pasuar vdekja e tij.Ja Dhe pamet shtp nhacpsren per ti par ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *