Ambasada Gjermane jep lajmin e fundit për kosovarët që po i presin vizat nga ajo

Lajme

Derisa në takimet me zyrtarët e Bashkimit Evropian kryetemë mbetet heqja e vizave, Klan Kosova iu drejtua disa ambasadave për të marrë shifrat se sa kërkesa u janë dorëzuar dhe sa nga to janë pranuar.

 

Ambasada gjermane ka marrë një vendim të ri lidhur me kohën e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për termin deri në paraqitjen fizike për vizë. Lajmin ka bërë të ditur vet ambasada, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare.

Në njoftim thuhet se personat të cilët janë të interesuar për të bërë termin në ambasadë për fillim të punësimit duhet të presin minimum gjashtë muaj. Para këtij vendimi koha e pritjes ka qenë maksimum 4 muaj, teksa tash minimumi 6 muaj. Nkatrrort tpshme e gjani aplikacioni ku mund ti shifeni detajet tjerra !

“Koha e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për termin deri në paraqitjen faktike së kërkesës për vizë aktualisht është më shumë se gjashtë muaj. I lusim parashtruesit e kërkesave për këtë kategori vizash që brenda planifikimeve të marrin parasysh këtë gjendje”, thuhet në komunikatën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *