Presidenti Thaçi nga Brukseli jep lajmin e mirë për liberalizimin e vizave

Lajme

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar sot në Bruksel edhe komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Europian Johannes Hahn.

Thaçi ka bërë të ditur se me Hahn ka biseduar për rëndësinë e një vendimi të shpejtë për liberalizimin e vizave për kosovarët, njofton Klan Kosova.

 

”Bisedova me Komisionerin Johannes Hahn mbi çështjen e nevojës për angazhim të fortë në Bruksel si dhe angazhim në procesin e integrimit në Bashkimin Europian në Prishtinë. Shpreha nevojën thelbësore për një vendim të shpejtë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapat e ardhshëm vendimtar për të përmbushur agjendën europiane”, shkruan Thaçi në Twitter, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *