Dimri nuk po di të largohet, ja kur do ikin ‘plakat e prilli’. Si do jetë moti këto ditë

Lajme

Kemi hyrë në ditët që ju të gjithë besojmë i keni dëgjuar. Plakat e famshme të prillit.

Për shkak të tyre, i gjithë vendi është përfshirë nga një mot me shi dhe me temperatura të ulëta, që të bëjnë të mendosh se je në mes të dimrit.

Edhe në dy ditët në vijim në vendi ynë do të dominohet nga vranësirat dhe shira të dendur. Sipas meteoalb, pasditja dhe mbrëmja sjellin shtrirje të vranësirave në të gjithë vendin, ku reshjet e shiut më të dendura paraqiten në rajonin Jugor. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës ku vlerat minimale dhe maksimale priten nga 7°C deri në 22-23 °C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *