Kjo është dëshmia ku dëgjohet Rexhep Selimi teksa flet para hetuesve të Hagës

Lajme

Në vitin 2004 Rexhep Selimi, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, ishte intervistuar nga zyrtarë të Tribunalit të Hagës në zyren në Prishtinë.

Selimi pyetet gjerësisht për tërë aktivitetin e tij si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizimin e UÇK-së, Shtabin e Përgjithshëm etj .

Në kohën kur u intervistua Selimi mbante pozitën e anëtarit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe sekratarit organizativ në këtë parti.

Fillimisht tregonte se aktiviteti i tij kishte nisur nga viti 1994, duke u bashkuar me familjen e Adem Jashatit në mobilizimin kundër forcave serbe.

“Kam qenë anëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I jam bashkangjitur në vitin 1994 në Drenicë. Si shumica që i janë bashkangjitur UÇK-së në fillim, komandanti Adem Jashari kishte bërë thirrje në atë kohë. Kanë kërkuar mënyra se si ti bashkangjitur asaj. Këtë rrugë e kamë zgjedhë me dëshirë. Kontaktet e para i kemi pasur në vitin 1994”, tha Selimi gjatë intervistimi nga zyrtarë të Hagës.

Gjatë intervistimit vazhdimisht e përsëritë se në atë kohë nuk ka pasur një strukturë organizative të UÇK-së vetëm se njërzit janë mbledhur rreth njëri tjetërit.

“Kështu kemi filluar duke diskutuar dhe duke u mbrojtur. Ky është fillimi i rrugëtimin tim”, thoshte Selimi.

I pyetur rreth roli të tij dhe gradës që ka pasur në atë kohë Selimi thotë se në fillim nuk kanë pasur role të përshkrur në nivel të organizimit por se ato janë zhvilluar varësisht presj situatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *