Lajm i mirë për lojtarin kosovar të Barcelonës

Sport

Pas një kohe të gjatë mungese si pasojë e lëndimit, Labinot Kabashi është rikuperuar, dhe pritet të kthehet në aksion me skuadrën e Barcelonës U19.
Ai fillimisht do të luajë me skuadrën U19 para se të vazhdojë me Barcelonën B në javët e ardhshme.

18-vjeçari i lindur në Vantaa të Finlandës, me origjinë nga Kosova, luan në pozitën e mesfushorit qendror, dhe është pjesë e akademisë së Barcelonës që nga viti 2011, kurse në këtë stinor ka vetëm dy paraqitje.

Kabashi në moshën 16-vjeçare u ftua në Kombëtaren e Kosovës nga ish-trajneri, Albert Bunjaku, në vitin 2016.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *