Liberalizimi i vizave: Vjen lajmi i mrekullueshëm nga Gjermania

Lajme

Ministri Gjerman ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e saj, ndaj dhe do të punojë që të realizohet ky qëllim për liberalizimin e vizave për kosovarët, ndërsa pranon se Gjermania ka rezerva për taksën.

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas pas takimit me zv.kryeministrin Behgjet Pacollin, ka thënë se do t’i ofrohet çdo herë mbështetje Kosovës, duke përmendur që Gjermania ishte ndër të parët që njohur pavarësinë e Kosovës.

Veç kësaj, ai theksoi se mbetet ende për të punuar sa i përket luftës së korrupsionit që qytetarët e Kosovës t’i afrohen sa më shumë Bashkimit Europian. Dhe sa i përket marrëdhënieve me Serbinë ka pasur hapa prapa.

”Është një temë që sot e kemi diskutuar me Behgjet Pacollin. Për cështjen e lëvizjes pa viza, ka disa kushte që duhen plotësuar në mënyrë të vecantë është bërë fjalë për 95 kritere që janë plotësuar të gjitha nga Kosova”.

”Ne duhet të mbajmë premtimet tona, shikojmë që proceset reformative brenda Kosovës janë duke u zhvilluar në mënyrë konsekuente. Ndaj dhe brenda Qeverisë Federale si dhe rrethit të anëtarëve të Bashkimit Europian unë do të angazhohem që do të realizohet edhe ky qëllim”.

”Kemi diskutuar gjithashtu se këtu në Gjermani ka disa rezerva sa i përket vendosjes së taksës mbi importet e mallrave nga Serbia dhe që besoi që të gjitha përpjekjet do të çojnë në rezultate pozitive”.

”Shpresojmë që në këtë kontekst të vijohet një dialog që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve që është një kriter për të dyja vendeve në anëtarësinë e Bashkimit Europian”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *