NËSE SERBIA IA MERR KOSOVËS NJË PJESË, PSE TË MOS BASHKOHEMI ME SHQIPËRINË E MAQEDONINË PERËNDIMORE

Lajme

Historiani Jakup Krasniqi, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Serbisë nuk mundemi t’ia plotësojmë dëshirat.

Në një tekst autorial me këtë titull, Krasniqi ka thënë se një territor gati sa ky i Kosovës së sotme ka mbetur në Serbi, dhe Kosova e shqiptarët, sipas tij, as edhe njëherë nuk ia kanë arritur që t’i normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë.

“Pas kësaj që u tha e që dihet mirë nga secili shqiptar me mend në kokë e që nuk është pjesë e Presidencës së Kosovës, a ia vlen që ta qethim edhe më Kosovën për t’ia shuar apetitin Serbisë Lubi?”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se nëse Kosovës i merret një pjesë dhe ajo i bashkohet Serbisë, kjo është kthim para marsit 1999. Ka shtruar një pyetje.

“Në një situatë të tillë, pse pjesa e mbetur mos të bashkohet me Shqipërinë dhe me shqiptarët e Maqedonisë Perëndimore?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *