Organizatorët e protestës kanë një kërkesë për Vuçiqin në lidhje me Kosovën

Lajme

Organizatorët e protestës “Një nga pesë milionë” kanë shpalosur kërkesat e tyre për presidentin e Serbisë. Aleksandar Vuçiq.
Organizatorët e protestës “Një nga pesë milionë” kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ta prezantojë para qytetarëve planin e tij për Kosovën, duke shtuar se ata janë adresa të cilës duhet t’i drejtohet dhe jo “Brukseli, Washingtoni, Moska ose Prishtina”.

Në njoftimin e tyre, ata akuzojnë Vuçiqin se me politikën që udhëheq, “shteti i Serbisë tërhiqet nga Kosova”, transmeton lajmi.net.

Kanë kaluar tetë vite, prej kur ke premtuar se kur të marrësh pushtetin, do të anulosh të gjitha ato që kanë qenë marrëveshje për Kosovën. Shtatë vite kanë kaluar prej kur je në pushtet, gjashtë prej të cilave kur i vetëm ke arritur marrëveshjen e Brukselit. Derisa feston fitore prej 5:0, fabrikat e tua të gënjeshtrave mundohen të na bindin se fotografia e fituesit është gjyqtari serb i cili betohet me kushtetutën e shtetit të Kosovës. Dhe punonjësi i doganës në uniformën e Kosovës”, thuhet në fillim të njoftimit, transmeton lajmi.net.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *