Bekim Jashari flet për Gazetën NewBorn për shkëmbimin e territoreve, ja çfarë thotë

Lajme

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka folur ekskluzivisht për Gazetën NewBorn, pas shkuarjes së Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës sot në Hagë, ku janë thirrur nga Gjykata Speciale.

Jashari, thotë se familja Jashari mbështetë të gjithë të akuzuarit nga Gjykata Speciale, dhe se nuk përkrahin asnjë të akuzuar që gjykohet për vepra penale nga paslufta e këndej

”Familja Jashari mbështetë të gjithë të akuzuarit nga Gjykata Speciale për veprat që akuzohen nga viti 1999 e më parë”

Jashari thotë se sikurse në luftë edhe tash në paqe do ti mbështesin komandantët e UÇK-së.

”Sikurse në kohë lufte, ne mbështesim komandantët e UÇK-së”

Por ndryshe nga këta, Jashari thotë se kjo familje nuk i mbështetë të akuzuarit për veprat që mund të denohe që i kanë bërë pas vitit 1999-të.

”Nuk përkrahim asnjë të akuzuar për veprat nga paslufta e këndej”, tha Jashari për Gazetën NewBorn.

Jashari ka folur edhe për kufinjt. Ai ka thënë se si familje dhe ai personalisht do ta mbështesnin çfarë do vendimi të cilin do ta merrte Kuvendi i Kosovës.

”Nëse vjen në Parlament propozimi për marrjen e Luginës së Preshevës dhe dhënien e Veriut dhe nëse ky propozim do të ishte miratuar në Kuvend ne do ta kishim mbështetur”, tha Jashari për Gazetën NewBorn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *