Fjalët e Sami Lushtakut pak para se të niset për në Hagë

Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, i cili është nisur drejt Hagës ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale me 16 janar, ai është zotuar se do ta mbrojë luftën e UÇK’së edhe në Hagë
Këtë deklaratë e ka dhënë pasi është nisur për në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale për dyshime lidhur me krimet e luftës.

“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është mbishkrimi i vendosur sipër fotografisë.

 

Lushtaku para nisjes për në Hagë, ka deklaruar se ende nuk e di se në çfarë cilësie do të intervistohet.

Përveç Lushtakut, Gjykata Speciale gjatë kësaj jave do të intervistojë edhe Rrustem Mustafën

Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *