Gjykata Speciale Po Shërbehet Me Dosje Të Përpiluara Nga LDK

Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur për thirrjet e para nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haxhiu ka thënë në televizionin T7, se Gjykata Speciale po shërbehet edhe me dosje të hartuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas tij, LDK ka pasur një komision pas përfundimit të luftës, i cili është marrë me grumbullimin e të dhënave për krimet e luftës të kryera në vend.

Haxhiu ka thënë se nuk i kujtohen emrat e udhëheqësve të këtij komisioni.Ai ka thënë se dosjet e përpiluara, ky komision i LDK’së i ka dorëzuar në policinë e UNMIK’ut.Sipas Haxhiut, komisioni është krijuar “për qëllime politike, për eliminimin e krerëve të UÇK’së nga skena politike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *