Grabitje e rëndë, tani në Shqipëri

Lajme

Tre persona të maskuar kanë grabitur një biznismen dhe familjen e tij. Ata kanë ndjekur lëvizjet e tij dhe i kanë zënë pritën pranë shtëpisë. Nën kërcënimin e armës ata kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave. Atë dhe familjen i kanë lidhur paraprakisht.

Por, ata kanë marrë me vete djalin e biznismenit. Atë e kanë liruar disa minuta më vonë.

Paraprakisht deklarohet se shuma e grabitur është rreth 10 mijë euro. Policia vendore e Durrësit vazhdon të heshtë në lidhje me ngjarjen ndërsa janë ngritur postoblloqe për kapjen e autorëve. /gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *