Historia e trishtë e nënës shqiptare e prek thellë, Ardit Gjebrea i kërkon t’i mbajë një premtim

Lajme

Olivia është vetëm 23 vjeç, por ka kaluar shumë vështirësi në jetë.
Ajo u detyrua të mos ndiqte studimet në universitet për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike që familja e saj kishte. Duke qenë një vajzë e përgjegjshme dhe me shumë dëshirë për të ndihmuar familjen, Olivia vendosi të emigrojë drejt Arabisë për të punuar. Por një moment i vështirë familjar e detyroi të rikthehej në Shqipëri.

Prej një viti e ëma është në gjendje të vështirë psikologjike, pasi nuk mund të përballojë humbjen e njeriut më të shtrenjtë, vëllait të saj, të cilin e kishte rritur. Por në atë kohë e bija nuk ishte afër që ta ndihmonte për ta kapërcyer këtë moment të vështirë.

Olivia e ka përjetuar shumë trishtimin e mami Agentinës, ndaj dhe e ftoi sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të emisionit “E Diela Shqiptare” për t’i kërkuar ndjesë, si dhe për t’i dhënë një mesazh.

“Nëna ime ishte vetëm 10 vjeç kur gjyshja ime ndërroi jetë. Edhe pse shumë e vogël mori një përgjegjësi shumë të madhe sepse në prehërin e saj u ulën tezja dhe daja, që ishin më të vegjël. Mami u detyrua të linte shkollën dhe të fillonte një punë që të suportonte ekonomikisht familjen. Me të gjitha vështirësitë kaluan vitet dhe erdhi periudha e tranzicionit dhe daja me gabimet e tij u dënua dhe i hoqën lirinë për 7 vite”, rrëfeu Olivia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *