Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Lajme

Pritjet për të hyrë e për të dalë nga pikat kufitare vijojnë prej 3 deri në 5 minuta, ndërsa pak më të gjata janë në Merdare, nga 5 deri në 10 minuta.

Siç njoftoi mbrëmë Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, në pikën kufitare në Merdare për të dalë nga Kosova, kishte pritje deri në 5 orë.

Sidoqoftë, gjatë mëngjesit të sotëm nuk ka pasur pritje dhe çdo gjë po shkon në rregull.

Ndryshe, këto pika kanë qenë mjaftë të ngarkuara gjatë këtyre ditëve, me mërgimtarë të cilët kanë ardhur t’i kalojnë festat e fundvitit me familjarët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *