KY ËSHTË BIZNESMENI SHQIPTAR QË I VODHËN 10 MIJË EURO DHE IA LIDHËN FAMILJEN

Lajme

Tre hadutët ishin veshur si policë dhe në momentin kur kanë parë Eltonin të afrohej me të birin e mitur drejt derës së shtëpisë ja kanë drejtuar pistoletën në kokë.

Foto e më poshte tregon dhe biznesmenin 38 vjeçar me të birin, i cili u mor peng për disa minuta nga grabitësit, fill pasi këta të fundit hynë në shtëpinë e të riut dhe lidhën të gjithë familjen nën terrorin e armëve.

Fatmirësisht pasi morën paratë dhe peng djalin e mitur, grabitësit kanë vendosur që ta lënë disa metra më tutje fëmijën duke u larguar më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Fëmija ka shkuar me vrap në shtëpi i vetëm dhe më pas është lajmëruar policia nga biznesmeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *