Milaim Zeka Niset Drejt Hagës, Ka Një Mesazh Për Sami Lushtakun

Lajme

Edhe deputeti i Kosovës, Milaim Zeka është nisur sot drejt Hagës.

Zeka, ka njoftuar se do të udhëtojë bashkë me Sami Lushtakun drejt Hagës, ku ky i fundit do të intervistohet nga Prokuroria e Specializuar.

Milaim Zeka ishte në Aeroportin e Prishtinës bashkë me Sami Lushtakun dhe djalin e tij, deputetin Mërgim Lushtaku.

Zaka tha se në mënyrë absolute beson në pastërtinë e luftës së ish-komandantit të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtakut.

“Ka qenë dëshira ime me shoqëru Mërgimin, që e kam koleg. Në Hagë do të udhëtoj bashkë me të dhe do të kthehemi bashkë. Besoj në pastërtinë e kuftës së Sami Lushtakut. Nuk ka asnjë dëshmi që mundet me impliku në një krim. Është shoqërim familjar. Kem bashkë te familja, ke edhe kryeministri i Kosovës e takoi”, ka thënë Milaim Zeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *