Një kompani ofron punë me 2 mijë euro në muaj po nuk po gjen punëtorë!

Lajme

Një kompani ofron punë me 2 mijë euro në muaj po nuk po gjen punëtorë!

Miliona euro të humbura për mungesë personeli. Kjo i ka ndodhur një ndërtuesi në Trevizo të Italisë, që ka nevojë që të punësojë 30 punonjës por që nuk po i gjen dot. Në fillim të janarit, me një postim në Facebook, kompania njoftonte se ishte në kërkim të 30 personave. Lajmi u publikua edhe në “Corriere della Sera”.

Në harkun e 6 ditëve iu përgjigjën vetëm 15 persona, por edhe ata nuk ishin të gatshëm që të përballonin transferimet që kërkoheshin për veprat publike që do të ndërtoheshin,

pavarësisht se kontrata mundësonte të ardhura deri në 2 mijë euro në muaj. Në total, pas kësaj thirrje, ai ka arritur që të punësojë vetëm 7 persona.

Nereo Parisotto, titullar i kompanisë “Euroedile”, një shoqëri ndërtimi në Trevizo e specializuar në ndërtimin e urave, numëron rreth 100 punonjës.

Ai thotë se për mungesë punëtorësh, kompania e tij është detyruar që të mos marrë përsipër 40 % të projekteve që i janë ofruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *