Pamje nga momenti kur Rrustem Mustafa – REMI del nga shtëpia dhe niset për në Hagë

Lajme

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku para pak orëve është nisur për në Hagë nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”. E para pak minutave drejt Aeroportit rrugë ka marrë edhe Rrustem Mustafa.

Gazeta Express ka arritur që të marrë pamje ekskluzive nga momenti kur Rrustem Mustafa-Remi, ka dal nga shtëpia e tij duke u nisur kështu dejtë Hagës.

Ai nuk ka dashur që të prononcohet për media, mirëpo ka pohuar se po niset drejtë aeroportit. E Remi pritet që të hënën (nesër), të intervistohet nga ana e zyrtarëve në Hagë. Fluturimin për në Lubjanë, Rremi e ka sot rreth orës 14:30 minuta.

Ndërkohë avokati Arianit Koci, tha se Lushtaku dhe Mustafa i janë përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale dhe nuk ka komentuar më tutje se në çfarë cilësie janë të ftuar.
“Mirë po shkojnë, mirë do të kthehemi. Zoti Lushtaku fluturoi tash, do të intervistohet me 16 janar, ai këtë kohë e ka shfrytëzuar për të vizituar disa familjarë, ndërsa zoti Mustafa do të intervistohet nesër më 14 janar. Data për zotin Lushtaku është shtyrë sepse të dy e kanë pasur të njëjtin avokat dhe është dashur të koordinohet koha”, tha Koci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *