VV: Shpend Ahmeti po tallet me qytetarët e Prishtinës

Lajme

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pos pozitës si i pari i kryeqytetit, tashmë ka marr edhe një përgjegjësi edhe më të madhe. Ai është bërë pjesë e ekipit negociator për të dialoguar me palën problematike tash e sa vite, Serbinë, për një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë detyrë të re, që iu besua Ahmetit, Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron të panevojshme, pasi që sipas ish partisë së tij, obligimet ndaj Komunës janë lënë anash dhe projektet kanë ngecur, ndërsa kryetari Ahmeti është fokusuar më shumë në detyrat e shtetit sesa ato të Komunës.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti tha se viti 2018 për komunën e Prishtinës karakterizohet si një vit dështimi.

Ai tha se përgjegjësinë e re që e ka marrë kryetari i Prishtinës nuk dihet as për atë se a do të mund ta përfundojë.

“Viti 2018 karakterizohet si një vit i dështimit të qeverisjes komunale në Prishtinë. Ne e kemi mbajtur një tryezë në fund të muajit dhjetor kur kemi realizuar gjitha premtimet e pambajtura të komunës së Prishtinës gjatë këtij viti dhe fatkeqësisht edhe për ne dhe qytetarët e Prishtinës ka dal se asnjë projekt nuk e ka përfunduar gjatë vitit 2018, kryetari Ahmeti, tha Valdrin Ahmeti, në një prononcim për Ekonomia Online.

“Për më keq, ai në fund të vitit 2018 në vend se të përkushtohet më shumë që të i filloj dhe i përfundoj projektet në komunën e Prishtinës ka marr një përgjegjësi shtesë të cilën nuk dihet edhe atë se si e sa do të mund ta kryej por gjithsesi se komunën e Pirshtinës vecse e ka harruar dhe se po shihet çdo ditë e më shumë se projektet në komunën e Prishtinës po stagnojnë dhe njëkohësisht qyteti po ngec në zhvillimin e tij të përditshëm”, tha aktivisti i VV-së Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *