ZYRTARE: Nesër nuk ka mësim, ka grevë

Lajme

Nesër nuk do të ketë mësim, por do të ketë grevë. Këtë vendim e ka marr SBASHK-u, shkruan Gazeta NewBorn.

Përmes një njoftimi në Facebook, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka thënë se kanë marr vendim që nesër të filloj greva në gjitha instutcionet arsimore publike në vend.

Ashtu siç edhe jeni të informuar, përmes mjeteve të informimit por edhe nga kryetarët e sindikatave të institucioneve tuaja, si dhe nga kryetarët e sindikatave të komunave tuaja, Këshilli Drejtues i SBAShK-ut në mbledhjen e vet të datës 10.01.2019, në mënyrë unanime ka marrë vendim që i tërë sistemi arsimor duke i përfshirë Çerdhet, Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta, Shkollat të Mesme të Larta dhe Universitetet të fillojnë Grevën e Përgjithshme nga data 14.01.2019, nga ora 9:00 deri 12:00, deri në realizimin e kërkesave.

 

Kërkojmë nga ju që secili të bisedoj gjatë kësaj kohe me prindërit e institucionit tuaj, të kërkoni mirëkuptim dhe përkrahjen e tyre dhe ti bëni me dije, se greva nuk është vullnet i yni, por është një domosdoshmëri për ta rregulluar ligjin e pagave i cili ka qindra defekte, dhe përgjegjës për këtë grevë janë institucionet e Kosovës që nuk janë marrë seriozisht me paralajmërimet e SBAShK-ut, që nga viti 2016, por edhe që nga prilli i vitit 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *