E papritur, Flori Mumajesi largohet nga muzika?

Magazina

Largimi nga muzika do të ishte vendimi me i dhimbshëm për këngëtarin nga Shqipëria, Flori Mumajesi.

Kantautori shumë i suksesshëm shqiptar, Flori Mumajesi së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë, si për projektet e reja muzikore ashtu edhe për jetën e tij private

Artisti u përfol për disa lidhje me koleget e tij, por që këto shkrime më vonë i mohoi vetë Flori. Artisti në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 634 mijë ndjekës, mbrëmë ka befasuar fansat me deklaratat që po merr vendim të shkëputet nga muzika, shkruan rtv21.

“Vendimi më i vështirë i jetës time të shkëputem nga muzika…”, “Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lote… Nuk jam dorzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtet! JU DUA”, “E vërteta e pamundur”, janë shkrimet që ka publikuar Flori në profilin e tij në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *